Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm

schedule16:14 - 4 Qershor, 2020

schedule 16:14 - 4 Qershor, 2020

Një tërmet i shkallës 6.5 i shkallës Rihter goditi veriun e Halmahera në afërsi të provincës së Sulawesi-it të Veriut, në Indonezi, tha Qendra Gjermane për Kërkime Gjeografike (GFZ).
Agjencia Kombëtare e Motit dhe Klimës në Indonezi (BMKG) tha se tërmeti kishte një ndjeshmëri të shkallës 7.1 dhe thellësia ishte 111 km.

Ndërkohë, zëdhënësi i BMKG, Taufan Maulana i tha Reuters-it se nuk kishte dëme dhe tërmeti nuk përbënte një kërcënim për tsunami.

Indonezia ndodhet në zonën  e quajtur si “Unaza e Zjarrit e Paqësorit”. Vend goditet shpesh nga tërmete të fuqishme, të cilat shoqërohen edhe me tsunami. /abcnews.al