Indonezia emëron kryeqytetin e ri, duke miratuar zhvendosjen nga Xhakarta

schedule07:22 - 19 Janar, 2022

schedule 07:22 - 19 Janar, 2022

Indonezia ka emëruar kryeqytetin e saj të ri Nusantara, ndërsa ligjvënësit miratojnë zhvendosjen nga Xhakarta në Kalimantan, një zonë e mbuluar nga xhungla në lindje të ishullit Borneo. Emri i ri përkthehet “arkipelag” në gjuhën indoneziane. Shqetësimet për qëndrueshmërinë e qendrës politike të mbingarkuar dhe të zhytur me shpejtësi të Xhakartës nxitën nevojën për një kryeqytet të ri dhe Dhoma e Përfaqësuesve e vendit miratoi zyrtarisht një projektligj të martën në lidhje me zhvendosjen.

Ministri i vendit për Planifikimin e Zhvillimit Kombëtar, Suharso Monoarfa tha për televizionin e Parlamentit Indonezian se “Zhvendosja e kryeqytetit në Kalimantan bazohet në disa konsiderata, avantazhe rajonale dhe mirëqenie”. Presidenti Joko Widodo njoftoi fillimisht se kryeqyteti do të zhvendosej në vitin 2019, duke përmendur shqetësimet për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ekonomike të Xhakartës. Xhakarta ndodhet në tokë moçalore pranë detit duke e bërë atë veçanërisht të prirur ndaj përmbytjeve dhe është një nga qytetet që fundoset më shpejt në Tokë, sipas Forumit Ekonomik Botëror. Ish-kryeqyteti ka rënë në detin Java me një shkallë alarmante për shkak të nxjerrjes së tepërt të ujërave nëntokësore raporton “CNN”.

Xhakarta gjithashtu është një nga rajonet urbane më të mbipopulluara në botë. Ish-kyeqyteti është shtëpia e më shumë se 10 milionë njerëzve, me rreth 30 milionë në zonën më të madhe metropolitane, sipas Kombeve të Bashkuara. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit dhe Zhvillimit, sipërfaqja totale e tokës për kryeqytetin e ri do të jetë rreth 256,143 hektarë pothuajse e gjitha e konvertuar nga zona pyjore. Ministri i Financave i Indonezisë, Sri Mulyani tha në një konferencë për shtyp të martën se do të ketë pesë faza të zhvillimit të kryeqytetit të ri.

Faza e parë pritet të fillojë në vitin 2022 dhe të zgjasë deri në vitin 2024, me zhvillimin që pritet të zgjasë deri në vitin 2045, tha Monoarfa. Vlerësimet e mëparshme kanë thënë se projekti ambicioz ka të ngjarë të kushtojë rreth 32 miliardë dollarë raportoi “CNN Indonesia”.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!