Indonezia bëhet vendi i pare në Azisë Juglindore me më shumë të infektuar me COVID-19

schedule11:34 - 17 Prill, 2020

schedule 11:34 - 17 Prill, 2020

Indonezia ka raportuar 407 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 5.923 dhe duke tejkaluar Filipinet si vendi me numrin më të madh të infektuarve në Azinë Juglindore.

Zyrtari i ministrisë së shëndetësisë, Achmad Yurianto gjithashtu raportoi 24 viktima duke çuar numrin në total 420, dhe tha se Indonezia ka kryer  deri më tani 42,000 teste për virusin.

Qeveria e Indonezisë është akuzuar se nuk ka vepruar shpejt, pasi fillimisht nuk e kam mare seriozisht situatën e koronavirusit në vend.

Në 2 mars rasti i pare u konfirmua në Indonezi, duke shkaktuar frikë se virusi mund të përhapej veçanërisht në qytetin më të populluar të vendit./abcnews.al