“Indiferenca lapidare”, Rama “leksion” Dritan Lelit: Me qese në dorë e pastron vetë pyllin e Sodës

schedule11:29 - 7 Nëntor, 2021

schedule 11:29 - 7 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama e quajti Bashkinë e Vlorës bashkëabuzuese sa i takon situatës së mbetjeve në këtë qytet, duke sulmuar sërish kryebashkiakun Dritan Leli.

Rama deklaroi se Vlora është modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin duke i shtuar këtu atë që ai e quajti indiferenca lapidare e bashkisë.

“Vlora në vend që të ishte model. Siç ka qenë model për transformimin dhe pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, është paralelisht modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë, që është bashkëabuzuese.

Ky është një pyll që kryetari i bashkisë mund ta bëjë me makinë për tre minuta nga hyrja deri në dalje. Këtu nuk ka nevojë as për ushtri. Këtu mjafton kryetari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë duke u thënë qytetarëve mos na ktheni më këtu, pylli i Sodës do merrte pamje tjetër. Por kjo është temë tjetër”, tha Rama. m.v/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!