Indiana, përmbysje e çmendur/ Rikuperon 14 pikë ne dy minuta dhe fiton gjysmefinalen e parë

schedule12:43 - 22 Maj, 2025

schedule 12:43 - 22 Maj, 2025

Spektakël, emocione dhe një finale dramatike. Ka dhuruar gjithçka sfida e parë gjysmëfinale e Konferencës së Lindjes në NBA, mes Nju Jork Niks dhe Indiana.

Festa ishte e gjitha për Pacers, që realizuan një përmbysje të madhe për të fituar 138-135 pas një kohe shtesë.

Në mitikun “Madison Square Garden”, sfida ishte e luftuar, ndërsa të zotëve të shtëpisë iu iku suksesi nga duart vetëm në fund.

Knicks udhëhiqnin me 14 pikë kur mbeteshin pak më shumë se dy minuta e gjysmë nga sirena e fundit.

Por, me një reagim të papritur skuadra nga Indianapolis barazoi shifrat, ndërsa në kohën shtesë vulosi triumfin, që i jep epërsinë në serinë e përgjithshme.

Meritë për këtë kishte Tajris Halibarton, ylli i Pacers, që mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo 31 pikë dhe 11 asist.

Nga ana tjetër, Xhejlon Branson nuk arriti të evitojë disfatën e njujorkezëve, pavarësisht rolit të tij si shënuesi më i mirë I ndeshjes.

Ylli vendas realizoi 43 pikë, dha 5 asist dhe kapi një top në tabelë, por kaq nuk mjaftoi, ndërsa Knicks duhet të reagojnë në sfidën e dytë gjysmëfinale që do të luajnë sërish në shtëpi, përpara se të nisin ata në tranfertën e Indianapolis.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!