Indiana është skuadra e radhës që siguron gjysmëfinalet e play of të NBA. Pesers hodhën poshtë të gjitha pritshmëritë, duke nxjerrë jashtë Cleveland Cavaliers, një prej skuadrave me ecurinë më të mirë gjatë sezonit të rregullt.
Skuadra nga Indianapolis triumfoi edhe në sfidën e pestë të luajtur në transfertë, duke mbyllur 4-1 serinë e përgjithshme të çerekfinaleve. Edhe një herë, heroi ishte Tayris Halibarton.
Ylli I Indiana shënoi 31 pikë, dha 8 asist dhe kapi 6 topa në tabelë, duke udhëhequr ekipin drejt fitores me nëntë pikë diferencë, në shifrat përfundimtare 105-114.
Nga ana tjetër, për Cleveland nuk mjaftoi I zakonshmi Donovan Michell si realizuesi më i mirë i ndeshjes me 35 pikë. Në gjsmëfinalet e Konferencës së Lindjes, Indiana pritet të luajë me fituesin e çiftit Boston Celtic-Neë York Knicks, ku njujorkezët kryesojnë serinë me rezultatin 3-1.
E fortë vijon të jetë gara në çerekfinalen e Konferencës së Perëndimit mes Oklahoma City dhe Denver Nagets. Thandërs morën sërish kryesimin 3-2 pas ndeshjes së pestë, me fitoren në shtëpi 112-105.
Nikola Jokiç fitoi sfidën e yjeve me Shei Xhilxhous Aleksandër, duke bërë një paraqitje të madhe me 44 pikë, 15 topa të kapur në tabelë dhe 5 asist. Por basketbollisti serb nuk mjaftoi për Denver, ndërsa festa ishte për kanadezin.
Ylli I Oklahoma shënoi 31 pikë, dha 7 asist dhe kapi 6 topa në tabela, duke afruar skuadrën e tij me gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit./abcnews.al


