India shënon një tjetër rekord, 83,337 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

schedule16:39 - 3 Shtator, 2020

schedule 16:39 - 3 Shtator, 2020

India ka raportuar 83,337 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ky është edhe bilanci më i lartë i regjistruar në vend brenda një dite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa Universiteti Johns Hopkins raportoi më parë se India kishte regjistruar 85,687 raste të reja më 27 gusht. Diferenca mes shifrave është ende e paqartë, shkruan abcnews.al

Nga ana tjetër, qeveria Indiane ka njoftuar se numri i rasteve të konfirmuara në vend më 27 gusht ishte 77,266. Sipas tyre, kjo e sotmja është rasti i parë kur regjistrohen më shumë se 80,000 raste në 1 ditë.

Sipas Ministrisë Indiane të Shëndetësisë, brenda 24 orëve, vendi kishte kryer 1,170,000 teste.

Numri total i rasteve të konfirmuara në Indi është 3,853,406 ndërsa ai i viktimave 67,376. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!