India ka tejkaluar shifrën e nëntë milionë personave të infektuar me koronavirus. Në 24 orët e fundit autoritetet kanë regjistruar 584 vdekje nga COVID-19, duke çuar kështu në total 131 162.
Bazuar në këto regjistrime, India ka një rënie të lehtë të rasteve krahasuar me periudhën e shtatorit. Në 13 ditët e fundit janë regjistruar më pak se 50 mijë infektime të reja.
Sipas autoriteteve, kryeqyteti Delhi është vendi me më së shumti të infektuar me COVID-19.