Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë regjistruar 66,999 raste të reja me koronavirusit dhe 1,007 vdekje.
Vendi ka raportuar 2.461.190 raste me COVID-19 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, sipas ministrisë, i treti më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.
Numri i konfirmuar i viktimave është 48.040. Më shumë se 661,595 raste mbeten aktive. Numri i përgjithshëm i pacientëve të rikuperuar në Indi është më shumë se 1.7 milion, sipas qeverisë./abcnews.al

