India kalon Brazilin, shënohen më shumë se 90, 000 raste të reja me COVID-19

schedule07:22 - 7 Shtator, 2020

schedule 07:22 - 7 Shtator, 2020

India ka regjistruar më shumë se 90, 000 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.  Me shifrat e fundit India kalon në këtë mënyrë edhe Brazilin, sa i përket numrit të rritjes së rasteve të reja.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 71, 642.

Pavarësisht rritjes së rasteve të koronavirusit qeveria ka hequr kufizimet, për shkak se synon nxitjes e rritjes së ekonomisë.

Sakaq më shumë se 60% e rasteve aktive vijnë nga shtetet e Andhra Pradesh, Tamil Nadu, Karnataka, Maharashtra dhe Uttar Pradesh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!