India do të përdorë 14 mijë litra ujë për të pastruar lumin, shkak visita e Trump

schedule13:20 - 20 Shkurt, 2020

schedule 13:20 - 20 Shkurt, 2020

Një operacion i gjerë pastrimi është ndërmarrë nga qeveria indiane, për të fshehur varfërinë dhe shëmtinë gjatë vizitës së presidentit amerikan Trump, duke nisur nga uji i pastër që do të hidhet në lumin Yamuna as Agra sipas live mint.

Lumi që rrjedh prapa Taj Mahal, është i ndotur dhe mban erë të keqe. Departamenti i ujitjes së shtetit të Uttar Pradesh ka vendosur të hedhë më shumë se 14.150 litra ujë të pastër për të përmirësuar kushtet.

Uji do të hyjë në Yamuna nga një digë aty pranë, sot në Mathura dhe do të arrijë në Agra në 21 shkurt, 2 ditë përpara vizitës së Trump.

Departamenti ka lajmëruar banorët që edhe niveli i oksigjenit do të përmirësojë cilësinë e lumit, duke zvogëluar erën e rëndë. Në Agra, në dyqanet dhe rrethinat e Taj Mahal janë lyer të gjitha me të njëjtën ngjyrë, edhe rrugët do të lahen dhe pastrohen nga pluhuri.

Në Ahmedabad, kryeqytet i Gujarat, përpara vizitës së presidentit amerikan është ndërtuar një mur për të mbuluar pamjen e një lagështie përgjatë autostradës që të çon ne aeroport.

Në Gujarat, rreth 50-familje u shpërngulën nga banesat e tyre pranë stadiumit, ku do të mbahet spektakli ‘Namaste Trump’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!