India bllokon financimet ndërkombëtare të organizatës bamirëse “Nënë Tereza”

schedule04:55 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 04:55 - 28 Dhjetor, 2021

Qeveria Indiane ka refuzuar të rinovojë licencën e financimit ndërkombëtar organizatës bamirëse “Nënë Tereza”. Misioni bamirës financon projekte për fëmijët e braktisur, shkollat dhe klinikat. Në ditën e Krishtlindjeve Ministri i Brendshëm deklaroi se nuk ja kishte rinovuar licencën organizatës bamirëse.

Përfaqësuesit e fesë hindu e kanë akuzuar prej kohësh misionin që përdor programet për të konvertuar njerëzit në fenë e krishterë. Organizata bamirëse asnjëherë nuk i ka pranuar këto akuza raporton “BBC”. Të hënën organizata deklaroi që nuk i kanë rinovuar licencën dhe që nuk do të përdori asnjë fond ndërkombëtar derisa çështja të zgjidhet.

Kryeministrja e Bengalit Perëndimor u kritikua pasi postoji në Twitter që llogaritë bankare të organizatës bamirëse ishin bllokuar nga qeveria. Qeveria indiane më pas deklaroi që llogaritë bankare nuk ishin bllokuar. Nënë Tereza e krijoi këtë organizatë në vitin 1950 në Kalkuta. Ajo mori çmimin Nobel për punën e saj humanitare në vitin 1979 dhe u shpall shenjtore nga Papa Francis në vitin 2016.

Presidenti Narendra Modi ka aplikuar politika kundër organizatave bamirëse ndërkombëtare. Autoritetet indiane bllokuan vitin e kaluar llogaritë bankare të organizatës Greenpeace dhe Amnesty International. Në Indi kanë ndodhur disa sulme kundër pakicave fetare. Bashkësia Ungjillore e Indisë  deklaroi që janë regjistruar mbi 40 sulme në pjesën jugore të shtetit Karnataka. Grupe besimtarësh të besimit hindu protestuan para vendeve ku festoheshe festa e Krishtlindjes dhe dëmtuan një kishë në Indinë veriore.

Shumica e popullsisë indiane i përket besimit hindu por 2 % e indianëve i përkasin besimit të krishterë. Në Indi jetojnë 24 milion të krishterë duke i bërë ata komuniteti i dytë më i madh i krishterë në Azi. Autoritetet kanë kërkuar të godasin fushatat e supozuara për konvertimin e hinduve në krishterim dhe islam. Disa shtete në Indi kanë miratuar kohët e fundit ose po shqyrtojnë miratimin e ligjeve që ndalojnë konvertimin fetar për martesë. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!