Indi, rizgjidhet sërish kryeministri Modi

schedule23:10 - 23 Maj, 2019

schedule 23:10 - 23 Maj, 2019

Kryeministri indian Narendra Modi ka fituar me shumicë dërrmuese zgjedhjet e përgjithshme në Indi. Partia e tij nacionaliste ka siguruar mazhorancën absolute në Parlament, duke përforcuar tendencën e avancimit global të radikalëve të ekstremit të djathtë.

Kryeministri indian Narendra Modi arriti një fitore të pabesueshme në zgjedhjet e mbajtura ditët e fundit në Indi, duke e nxjerrë partinë e tij nacionaliste më të fortë. Kjo e fundit njihet për qasjen e saj miqësore me biznesin dhe e sertë sa u takon çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

Të dhënat zyrtare të Komisionit Elektoral treguan se partia e Modit ka fituar 302 nga 542 ulëse që ka Parlamenti indian, me tepër nga 282 që kishte kur fitoi në vitin 2014 dhe më shumë se 272 që duhen për të patur një mazhorancë absolute në dhomën e ulët të Parlamentit.

Kuotat bëjnë që për herë të parë që prej vitit 1984 një parti të ketë mazhorancën absolute. Vetë Modi u prit me një shi petalesh trëndafili kur doli për të përshëndetur mijëra mbështetësit e tij që prisnin prej disa orësh nën shi ardhjen e tij në selinë e partisë.

“Ajo që ndodhi në këto zgjedhje i përket së shkuarës, tani duhet të shohim drejt asaj që kemi përpara. Duhet të ecim të gjithë përpara, bashkë me kundërshtarët tanë politikë”, tha ai në një fjalim televiziv. Rizgjedhja e tij përforcon tendencën e avancimit të nacionalistëve të krahut të djathtë në mbarë botën, të njohur për politikat proteksioniste dhe ato anti-emigracion./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!