Indi, mbi 600 dollarë ndihmë financiare për familjarët e viktimave të Covid-19

schedule15:55 - 4 Tetor, 2021

schedule 15:55 - 4 Tetor, 2021

Gjykata e lartë e Indisë ka miratuar vendimin e qeverisë për të ndihmuar financiarisht me 50,000 rupi (674 dollarë) familjarët e viktimave për shkak të Covid-19. Urdhri i Gjykatës së Lartë pasoi një peticion të avokatëve që kërkonin shpërblim,  sipas ligjeve të Indisë për menaxhimin e fatkeqësive.

India ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 447,000 viktima nga Covid-19 deri më tani. Të hënën qeveria tha se “të afërmit e personave të vdekur” do të marrin kompensim brenda një muaji nga aplikimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!