Indi/Autobusi bie në humnerë, të paktën 27 nxënës të vdekur

schedule20:09 - 9 Prill, 2018

schedule 20:09 - 9 Prill, 2018

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën, shumica prej të cilëve fëmijë, pasi autobusi i një shkolle ra në humnerë.
Ngjarja ka ndodhur në Indi, në një zonë malore. Shumica e pasagjerëve, sipas BBC-së, ishin nën 10 vjeç.
Sipas policisë lokale kanë mbetur të vdekur shoferi, dy mësues si dhe rreth 27 fëmijë, por ky numër nuk është i konfirmuar plotësisht.
Kjo sepse në autobus, në momentin e ngjarjes mësohet se mund të kenë qenë gjithsej rreth 40 nxënës.
Forcat e kërkim-shpëtimit kanë shkuar menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të shikuar për të mbijetuar në mbetjet e autobusit.
Ndërkohë, autoritetet në rajon kanë nisur një hetim rreth aksidentit./abcnews.al