Indi, 324 të vdekur nga përmbytjet, Kryeministri viziton zonat e prekura

schedule17:13 - 18 Gusht, 2018

schedule 17:13 - 18 Gusht, 2018

Forcat e Armatosura të Indisë po vijojnë përpjekjet për shpëtimin e disa mijëra njerëzve të bllokuar nga përmbytjet në shtetin jugor të Keralasë, ku deri tani kanë humbur jetën 324 persona.

Disa qindra trupa, të ndihmuara nga varka dhe helikopterë, po ndihmojnë në evakuimin e njerëzve nga ajo që konsiderohet përmbytja më e rëndë e shekullit.

Kryeministri Narendra Modi vizitoi zonat e mbuluara nga uji, ku dhe u takua me zyrtarët lokalë për të diskutuar menaxhimin e krizës. Ekziston frika se situata mund të përkeqësohet me shira edhe më të dendura dhe erëra më të forta gjatë fundjavës. Rreth 1 mijë vetë kanë humbur jetën në Indi që kur sezoni i shirave filloi në qershor të këtij viti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!