Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë dhe qytetarët e këtij vendi mund të lëvizin pa viza në 189 destinacione. Ndërsa në rajon, Shqipëria dhe Kosova kanë pasaportën më të dobët sa i përket këtij drejtimi.
Pasaporta më e fuqishme e botës është ajo e Japonisë. Kjo është zbuluar nga Indeksi i Pasaportave të Henley për vitin 2018. Mjeti identifikues më i fuqishëm në botë që mundëson lëvizjen është pikërisht ai i Japonisë, i cili mundëson lëvizjen e lirë pa viza në 189 destinacione.
Vendin e dytë me 188 destinacione e morën Singapori dhe Gjermania, ndërsa të tretin Koreja e Jugut, Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Suedia.
Nga rajoni, Greqia e ka pasaportën më të fuqishme e cila me 183 destinacione pa viza renditet e 6-ta. Serbia e 36-ta me 130, Maqedonia e 41-ta me 125, Mali i Zi në vendin e 43-të me 123, Bosnje dhe Hercegovina e 47-ta me 118, Shqipëria e 48-ta me 114 dhe Kosova e 91-ta me 44 destinacione pa viza.
Indeksi i Pasaportave Henley, bazohet në të dhënat specifike të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA). Në Indeks gjenden 199 pasaporta dhe 227 destinacione. /abcnews.al