Kreu i Partisë Demokratike ka theksuar se drejtësia shqiptare është në sprovë për sa i përket hetimit të aferës së incineratorëve rdhe pas arrestimit të Lefter Kokës.
Basha u ka bërë apel gazetarëve dhe qytetarëve të bëjnë presion që drejtësia të ecë përpara me këtë hetim. Mes të tjerash, kreu i PD-së ka theksuar se laku po ngushtohet dhe po shkon drejt drejtuesve të kësaj afere.
Për kreun e PD-së do të ketë shumë tymnajë për të larguar vëmendjen.
“Jemi të vetëdijshëm për presion që bënë Edi Rama dhe ne duhet të bëjmë presion që prokuroria të eci përpara. Unë, demokratët ju si gazetar. Tani po shtrëngohet laku. Do shtrëngohet ajo qesja e madhe, 2 milion ju thash më parë. Së pari duke drejtuar vëmendjen tonë. Tek dy faktorët të korruptuarit dhe drejtësia që është në sprovë.”
Më tej Basha ka theksuar se ka informacione konkrete dhe këto informacione i kanë edhe Shërbimet Informativ në Shqipëri por edhe më tej.
“Ka informacione. Jam këtu për të shtyrë në të gjitha forcat transparencën dhe drejtësinë, të ndahemi nga e shkuara. PD është në luftë me armikun e mirëqenies shqiptare. Brenda vetes dhe para kundërshtarit politike. E shtuna është një sprovë. Zgjedhim të Ardhmen është motoja jonë këtë të shtunë. Që kjo ndarje të jetë e besueshme, PD është në luftë me armikun. Mund të thonim edhe t’i mbyllim derës së shkuarës. T’ja fikim dritat karroselit të hajdutëve që vërtitet prej 30 vjetësh duke vjedhur prona, para, të ardhme, shpresën e shqiptarëve. T’i japim fund mentalitetit komunist. Mund të thonim edhe kështu por le të zgjedhim të ardhmen” tha Basha. /abcnews.al/

