Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Bashkia e Tiranës është përpjekur ta zgjidhë me vetëgjyqësi konfliktin me partinë Fryma e Re Demokratike pa ju përmbajtur kontratës së nënshkruar 5 vite më parë dhe as ligjit për partitë politike. Meta tregoi si ishte njoftuar nga Sali Shehu se bashkia i kishte fikur dritat dhe ditën kur ndodhi përplasja, ka ndryshuar axhendën e tij për të parë nga për problemin e ngritur
“FRD-së i është shkëputur energjia elektrike. Kryetari I FRD-së ka njoftuar mediat, kryetarët e partive dhe presidentin. Mbi cilësinë e kryetarit të shtetit kam ndjekur të gjithë situatën dhe kam vendosur të kontaktoj jo vetëm atë por edhe të verifikoj situatën. Kam vendosur axhendën dhe të vizitoj selinë e kësaj force politike. Pasi kam mbërritur në seli kam kontaktuar me drejtuesit. Kur jemi drejtuar në hyrjen kryesore të godinës, dera ka qenë e bllokuar nga policisë sit ë ishte skenë krimi.
Stafi ka kërkuar të hapet dera. Fillimisht është hapur dera dhe është lënë të hyjë vetëm presidenti. Ende pa u future mirë presidenti. Policët kanë penguar me dhunë stafin e presidentit dhe drejtuesit e FRD-së. Edhe pasi ngjarja u bë publike. Pas ndërhyrjes sime është dërguar një shkresë për lirimin e ambienteve pa përmendur asnjë arsye të ligjshme. Ky është një tjetër falsifikim i bashkisë së Tiranës pasi FRD nuk është futur me forcë por ndodhet në këtë seli prej 5 vitesh mbi bazën e një marrëveshje të lidhur me bashkinë e Tiranës.
Në bazë të ligjit për partitë politike bashkia ka marrë përsipër të sigurojë godinën. FRD është prej 26 marsit 2016 në këtë seli dhe nuk ka zaptuar asnjë cm pronë publike. Në këtë marrëveshje ligjore mes FRD-së dhe Bashkisë Tiranës citohet se palët bien dakord që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet me mirëkuptim, përndryshe kompetente do të jetë Gjykata Administrative Tiranë. Në nenin 8 të marrëveshjes i sigurohet një marrëveshje të dyja palëve.
Referuar këtyre akteve të nënshkruara mes palëve, Bashkia nuk ka asnjë autoritet ta zgjidhë me vetëgjyqësi këtë çështje por duhet t’i drejtohet gjykatës. Ky hap duhej të merrej pasi të shteroheshin mundësitë e zgjidhjes. Pas presionit të madh Bashkia i ka nisur FRD-së një shkresë formale ku kërkohet lirimi i ambienteve brenda 10 ditëve por nuk i referohet marrëveshjes dhe as ligjit”, tha Meta./mv.abcnews.al