Incidenti që i ndodhi Kate Middleton para publikut

schedule11:47 - 4 Nëntor, 2022

schedule 11:47 - 4 Nëntor, 2022

Princesha e Uellsit tregoi profesionalizmin e saj të enjten teksa vizitoi Scarborough me bashkëshortin, Princin William. Ndërsa takohej me publikun, Kate Middleton pati një incident të vogël kur këpuca e saj ngeci në barin me baltë. Mirëpo, pavarësisht kësaj, ajo u largua me një buzëqeshje në fytyrë sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Princesha e Uellsit ka pasur probleme me këpucët edhe në të kaluarën, pasi në vitin 2013 në një ngjarje të Ditës së Shën Patrikut në Mons Barracks Aldershot, thembra e saj ngeci në një grilë. Kate iu desh të mbështetej në shpatullën e burrit të saj përpara se të vazhdonte.

Çifti mbretëror udhëtoi deri në Scarborough për të treguar mbështetjen e tyre për dy organizata që mbështesin shëndetin mendor të të rinjve.

Middleton ishte shumë elegante, e veshur me një pallto ngjyrë bezhë nga një shtëpi e famshme e modës mbi një fustan të thurur në ngjyrë bezhë me mëngë të gjata.

Princesha i kishte krehur flokët e saj të lirshme dhe kishte zgjedhur një grim natyral për pamjen e saj./abcnews.al