Incidenti në Uzinën e Gramshit, MSH jep detaje për gjendjen e dy ushtarëve të lënduar: U sulmuan me gaz irritues

schedule23:03 - 20 Gusht, 2022

schedule 23:03 - 20 Gusht, 2022

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë mbrëmjen e së shtunës detaje rreth gjendjes shëndetësore të dy ushtarëve që mbetën të lënduar nga përplasja me tre shtetas të huaj në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Sipas asaj që njofton MSH, Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka janë në gjendje të stabilizuar në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas kryerjes së ekzaminimeve, rezulton se dy ushtarët shqiptarë janë ekspozuar ndaj gazit irritues dhe tashmë po marrin kujdes shëndetësor, ndërsa nuk kanë probleme akute të helmimit.

MINISTRIA E SHËDETËSISË

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.”

Ndërkohë, Abc ka zbuluar dy nga tre emrat e shtetasve që tentuan të hynin fshehurazi në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, të cilët dyshohet të jenë agjentë rusë. Abc ka zbuluar dy nga tre emrat e shtetasve që tentuan të hynin fshehurazi në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, të cilët dyshohet të jenë agjentë rusë.

Ngjarja

Burime për gazetarin e Abc Aldo Kozarja bënë me dije se tre shtetasit e huaj janë pikasur nga ushtarët shqiptarë që ndodheshin në krye të detyrës, ndërsa po kërkonin të hynin fshehurazi në godinë.

Në momentin që ushtarët shqiptarë janë afruar, rusët i kanë sulmuar duke përdorur mjete piroteknike dhe sprije.

Tre shtetasit e huaj të dyshuar si agjentë rusë, janë arrestuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit dhe më pas i janë dorëzuar antiterrorit, ku edhe janë marrë në pyetje.

Burimet për gazetarin Kozarja kanë theksuar se tre shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainase, kanë thënë se janë turistë.

Ndërkohë që në çantën e tyre janë gjetur aparatura të cilat përdoren nga agjentë spiunazhi për të fotografuar objekte. Në mikroçipet e këtyre aparaturave janë gjetur edhe foto të Uzinës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!