Incidenti në uzinën e Gramshit, Meta: Të ndalohet hyrja e shtetasve rusë, ushtria jonë në gjendje të rëndë

schedule13:31 - 22 Gusht, 2022

schedule 13:31 - 22 Gusht, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vënë në dukje problemet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pasi u pyet në një konferencë për mediat, në lidhje me incidentin e Gramshit.

Ndër të tjera, Meta i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë në Shqipëri, për sa kohë Moska nuk ndryshon qëndrim lidhur me Ukrainën.

“Problemi është që ushtria jonë ëshë në një gjendje shumë të rëndë dhe këtë e kam të faktuar. Ushtria jonë e ka të vësëhtirë sot të thotë se cilat janë pronat e saj në Shqipëri dhe kapacitetet e saj. Sepse kanë ndodhur gjëra të paligjshme që unë edhe i kam denoncuar. Ushtria jonë është në nivele zero për sa i përket bazës ajrore. Po kështu në situatën e zjarreve. Ushtarë me lopata dhe fshesa.

Pastaj nuk dua të flas për pagesat dhe nivelin e arsimit. Sepse gjithnjë e më pak me arsim të mesëm dëshirojnë të shërbejnë në ushtri. Megjithatë jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s dhe përshëndësim avionët B52 që do tregojnë një mision solidariteti.

Duhet të përfitojmë nga ky rast që të reflektojmë dhe të mësojmë. E ftojmë kryemiistrin të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë, për sa kohë Rusia do nuk do ndryshojë qëndrim në lidhje me Ukrainën”, tha Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!