Incidenti në Uzinën e Armëve në Gramsh, Peleshi: Mos të shkaktohet asnjë panik, Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta

schedule10:54 - 21 Gusht, 2022

schedule 10:54 - 21 Gusht, 2022

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos panikosen në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon ministria e mbrojtjes.

Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes”, tha Peleshi.

Ndërkohë u shpreh se dhuna e përdorur nga tre të huajt, 2 rusë dhe një ukrainas ngre dyshime për hetimet.

“Padyshim që është një ngjarje që duhet vlerësuar, nuk mund të kalojë si një incident civil. Por nuk mund të nxitohemi dhe të nxjerrim konkluzione. Por fakti që është reaguar dhunshëm prej tyre na bëjnë të jemi të vëmendshëm deri në fund. Janë shumë struktura që po punojnë nga Inteligjenca Ushtarake, Policia Ushtarake, SHISH, policia e Shtetit, Antiterrori. Janë në pyetje tre shtetasit e huaj me pasaporta ruse dhe ukrainase.  Për pak do ketë një deklaratë për ecurinë e hetimeve,” tha Peleshi.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Gramsh?

2 shtetas rusë  dhe një ukrainas tentuan  të futen dje e shtunë ( 20 gusht) në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas  incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Në momentin që  njëri prej tyre tentoi të  futej në godinën ushtarake dhe ta fotografojë atë ka ndodhur një përplasje me rojet ushtarake.

Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndërkohë dyshimet janë se tre të huajt  mund të jenë agjentë.

Megjithatë ata pretendojnë te jenë blogerë, që udhëtojnë nëpër botë dhe fotografojnë baza ushtarake të braktisura./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!