Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Incidenti në skenë, TKOB: Sopranoja, Eva Golemi në gjendje të mirë shëndetësore! Mirënjohje për publikun

schedule15:42 - 28 Shtator, 2025

schedule 15:42 - 28 Shtator, 2025

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Eva Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.

TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.

“I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë”, thuhet në reagim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!