Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, qentë e Biden dhe Zonjës së Parë dërgohen në Delaware

schedule10:31 - 9 Mars, 2021

schedule 10:31 - 9 Mars, 2021

Dy qentë të tipit të pastorit gjerman që i përkasin presidentit amerikan Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden janë larguar nga shtëpia e Bardhë dhe janë dërguar sërish në shtëpinë e familjes Biden në Delaware.

Mediat vendase bëjnë me dije se një vendim i tillë është marrë pas sjelljes agresive të qenve ndaj punonjësi të sigurisë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ku është përfshirë  dhe qeni “Major”.

Majori, i cili u adoptua nga Biden në nëntor 2018 nga një strehimore e kafshëve në Delaware, kishte atë që një nga njerëzit e përshkroi si një “incident thumbues” me një anëtar të sigurimit të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e punonjësit të sigurisë pas sulmit nga qentë.

Majori, i cili është 3 vjeç, është më i ri nga dy qentë e Biden, dhe ka qenë i njohur për shfaqjen e sjelljes së trazuar në shumë raste, duke përfshirë kërcimin, lehjen ndaj stafit dhe sigurisë, sipas njerëzve me të cilët CNN foli në lidhje me sjelljen e qenit në Shtëpinë e Bardhë. Më  i vjetri nga pastorët gjermanë të Bidenit, Champ, është afërsisht 13 vjeç

Champ dhe Major u zhvendosën në Shtëpinë e Bardhë në janar, më pak se një javë pas inaugurimit të Biden./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!