Rusia ka nisur një hetim për terrorizëm në lidhje me incidentin në Belgorod, sipas një deklarate të autoriteteve.
“Komiteti Hetimor i Rusisë ka ngritur një çeshtje penale për shkak të krimeve sipas neneve 205, 317, 105, 167, 222, 222.1 të Kodit Penal të Federatës Ruse (akt terrorist, cenim i jetës së oficerëve të zbatimit të ligjit, vrasje në tentativë, shkatërrim ose dëmtim i qëllimshëm i pasurisë, qarkullimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse).
Sipas hetimit, më 22 maj 2023, përfaqësues të formacioneve të armatosura ukrainase sulmuan rrethin Graivoronsky të rajonit Belgorod. Ndërtesat e banimit dhe administrative, objektet e infrastrukturës civile u bombarduan me mortaja dhe artileri.
Si pasojë e këtyre akteve kriminale janë lënduar disa civilë.
Aktualisht po kryhen masat hetimore dhe operative për zbardhjen e identitetit të autorëve dhe të gjitha rrethanave të ngjarjes,” thuhet në deklaratë.
/abcnews.al