Një incident i paprecedentë ndodhi mbrëmjen e së shtunës gjatë finales së Eurovision.
Kur SuRie, këngëtarja që përfaqësonte Britaninë e Madhe po performonte, një spektator u ngjit në skenë dhe i mori mikrofonin nga dora duke bërtitur se e bënte për nazistët e mediave britanike dhe për lirinë.
https://www.youtube.com/watch?v=BpmIkkpu4xI
Ai u shoqërua menjëherë nga rojet e sigurimit. Ndërkohë që në bluzën e tij shkruhej “Punët e mafias shtetërore britanike: Media britanike”, ndërsa poshtë “Porositeni në Amazon”.
Sipas mediave britanike, ai është një reper me origjinë shqiptare, quhet Kostandin dhe njihet me emrin e artit si Dr. A.C. Kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret një event live./abcnews.al