Incidenti në Detin e Zi/ SHBA: Bëmë të pamundurën për të shmangur rrezikun, droni u shkatërrua

schedule14:15 - 15 Mars, 2023

schedule 14:15 - 15 Mars, 2023

Me Rusinë që akuzon SHBA-në për provokime dhe klimën e tensionuar tashmë mes dy vendeve, SHBA-ja ka lëshuar një sërë deklaratash duke denoncuar ” sjelljen e papranueshme” ruse.

Në një deklaratë të re, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, shpjegoi se droni amerikan pësoi dëmtim të helikës nga një avion luftarak rus Su-27, duke theksuar se ndoshta nuk do të gjendet më kurrë.

“Droni nuk do të mund të përdoret përsëri, ” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për CNN në një intervistë.

“Ai ra në Detin e Zi, kështu që ne po përpiqemi të zbulojmë nëse ka një mënyrë për ta gjetur atë. Ndoshta nuk ekziston ”, theksoi ai.

” Ne bëmë çmos për të zvogëluar rrezikun, ” shtoi ai.

Kujtojmë se Departamenti i Shtetit thirri ambasadorin rus në Uashington, për një shpjegim, ndërsa që në momentin e parë të ngjarjes, zyrtarët amerikanë folën për sjellje “të papranueshme” nga ana e Rusisë.

Incidenti ndodhi mbi ujërat territoriale ndërkombëtare, në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ishte një ushtrim rutinë.

Kjo nuk është hera e parë, që rusët tentojnë të kapin një dron amerikan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!