Duke folur për projektin e radhës për të pasur brenda vitit të ardhshëm asistentin me zë në e-albania siç është Siri, kryeministrit Edi Rama i ka ndodhur një incident gjatë fjalës së tij.
Mikrofoni interferonte herë pas herë duke shkaktuar zhurmë, e për këtë Rama i është drejtuar teknikës duke u thënë “që ta shpërthejnë”.
“Do shpërthejë kjo po le të shpërthejë tamam. Keni kaq kohë që i vini vërdallë. Mos e bëni me kollitje të lehta. A e ka fajin telefoni, e albania”, tha Rama.
Revolucioni digjital, i cili po transformon rrënjësisht marrëdhëniet e shtetit me qytetarët, duke hedhur bazat e një sistemi të sigurt antikorrupsion në shërbimet e ofruara, shënon tashmë një fazë të re, atë të mbylljes së sporteleve fizike në institucionet shtetëroredhe ofrimin e shërbimeve me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale.
Lexo edhe: Rama: Brenda vitit të ardhshëm në telefon do keni asistentin digjital, i ngjashëm me “siri-n”
Ky është hapi i radhës pas kalimit të 95% të shërbimeve publike vetëm online, që ndryshon përgjithnjë shërbimin e administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit.
Një aktivitet informues mbi zgjerimin e shërbimeve online dhe mbylljen e sporteleve u zhvillua sot, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama, i cili theksoi në fjalën e tij se aktualisht “jemi në një fazë ku përmbyllim një pjesë të konsiderueshme të revolucionit digjital dhe i japim një goditje, një shkelm, një shtytje larg, jo fare larg akoma, korrupsionit në shërbime, bakshishit dhe ryshfetit.”
/abcnews.al