Incidenti mes avionit polak dhe atij rus, Polonia thërret ambasadorin rus

schedule12:25 - 10 Maj, 2023

schedule 12:25 - 10 Maj, 2023

Polonia ka thirrur ambasadorin e Rusisë për një incident që përfshin një avion luftarak rus dhe një avion polak  mbi Detin e Zi, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme polake.

Një avion polak, i agjencisë kufitare të Bashkimit Europian, Frontex, shmangu përplasjen me një avion luftarak rus mbi Detin e Zi afër Rumanisë më 7 maj, sipas një deklaratë të Rumanisë dhe Polonisë.

Ministria e Jashtme e Polonisë, e cila është anëtare e NATO-s, e quajti atë një “incident të rëndë ndërkombëtar”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!