Incidenti i Rejas në aeroport, batuta mes delegacionit dhe policëve gjatë momenteve të “ankthit”

schedule22:30 - 9 Nëntor, 2022

schedule 22:30 - 9 Nëntor, 2022

Një incidet i ndodhi trajnerit të Kombëtares Edi Reja, i cili u bllokua për disa minuta nga policia e kufirit, sepse karta e tij italiane e identitetit ishte dëmtuar.

Trajnerit italian ju desh 20 minuta pritje për të mundësuar kalimin në avion me policinë e cila kreu procedurat e nevojshme.

Sipas protokollit, policët nuk lanë askënd nga ekipi apo delegacioni të qëndronte me trajnerin.

Sipas burimeve të abcnews.al kur kaluan mbi 10 minuta që nuk po e linin Rejan, pas kabinave të policëve u mblodhën disa persona të delegacionit dhe ekipit kombëtar që kur trajneri kaloi, ia lëshuan një “ola” të madhe në grup.

Ndërkohë, nuk munguan as batutat teksa një police femër doli nga kabina dhe iu drejtua grupit duke qeshur “duhet të na falënderoni” dhe grupi ia ktheu muchos gracias.

Gjithsesi, policët në fund u treguan të sjellshëm me delegacionin kuq e zi, edhe pse në fillim ishin te rrepte teksa nuk pranonin as foton e faqes së parë të pasaportës italiane, që Reja e kishte në telefon.

Ndërkohë, ndeshja u luajt pa tifozë, teksa u lejuan vetëm gazetarë, dhe presidentët e klubeve./G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!