Incidenti i pazakontë ‘live’ në emision, vajza ngrihet, shan dhe i derdh gotën me ujë të ftuarit

schedule11:21 - 12 Gusht, 2021

schedule 11:21 - 12 Gusht, 2021

Një incident që ka bërë xhiron e rrjetit ka ndodhur në një emision në Bosnje Hersegovinë. Mes tre të ftuarve është krijuar një debat shumë i nxehtë, ku vajza bukuroshe Sanja filloi të fyente, të bërtiste, të shante dhe më në fund mori një gotë me ujë dhe e derdhi mbi njërin nga djemtë, Filipin.

Pasi e lagu, ajo e shtyu atë nga karrigia, e goditi dhe ai u largua nga studio. Ndërkohë filloi t’i fliste nga larg.

Ky moment është bërë shumë viral në rrjet dhe sigurisht nuk ka kaluar pa komente të shumta./abcnews.al