Incidenti diplomatik në Shkup për Vjosa Osmanin, Vjollca Berisha: Akt skandaloz dhe i nënçmuar ndaj presidentes

schedule16:33 - 2 Gusht, 2024

schedule 16:33 - 2 Gusht, 2024

Një incident i rëndë është u riregjistruar të enjten në Aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut ku presidentes Vjosa Osmani i është tentuar t’i merret telefoni celular nga punonjësit e sigurimit në këtë aeroport.

Vjollca Berisha nga Aleanca për Shqiptarët në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për këtë incident duke thënë se dhuna ndaj presidentes Osmani është një akt i nënçmuar.

“Kjo që ndodhi është një akt skandaloz i qeverisë së Republikës së RMV dhe duket që është një skenar për të goditur me Kosovën. Por përveç kësaj goditen edhe shqiptarë të Kosovës që janë të lidhur me Maqedoninë e Veriut. Është për të ardhur keq që atë forcë të vetën me sa do t’i bëjë dëm shqiptarëve. Por ajo që dhemb shumë është se gjithçka ndodh është edhe nga një qeveri që ka faktorin shqiptar brenda”, tha Vjollca Berisha.

Nga ana e tij lidhur me incidentin diplomatik në Shkup për Vjosa Osmanin, ambasadori Albert Prenkaj u shpreh: “Pasaporta diplomatike ka imunitet dhe personi është i paprekshëm që do të thotë që edhe valixhja nuk hapet. Pra kemi të bëjmë me një incident diplomatik. Por për të evituar këtë që ka ndodhur, mendoj që është mangësi e komunikimit të shefit të kabinetit të Presidentes tonë me ambasadën në Shkup. Pra duhej të lajmëroheshin që kemi një tranzit.  Kjo situatë është bërë një problem dhe kjo mund të evitohej. Dhe se do të ishte mirë që këto raste të mos bëheshin publike”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!