Incidenti Coltescu-Webo, Mutu: “Negru” në rumanisht nënkupton diçka tjetër

schedule13:55 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 13:55 - 9 Dhjetor, 2020

Ditën e djeshme në PSG-Basaksehir ndodhi një ngjarje e paprecedentë. Gjyqtari i katërt i ndeshjes, Sebastian Coltescu iu referua ndihmës trajnerit të Basakshir me etiketimin “ai djali i zi”.

Pas kësaj në fushë u krijua një kaos dhe lojtarët e të dy skuadrave lanë ndeshjen dhe u futën në tunel. Lojtarët e skuadrës turke më pas nuk pranuan të rifuten në lojë dhe UEFA vendosi që ndeshja të luhet sot.

Në lidhje me këtë episod ka folur bashkëkombasi i Coltescut, ish-ylli i kombëtares rumune, Adrian Mutu. Ai shprehet se u zgjodh fjala e gabuar në një moment të rëndësishëm dhe e cilëson si një moment fatkeq. Mutu shton se fjala ‘negru’ e përdorur nga Coltescu, në Rumani ka kuptim të ndryshëm.

“Sinqerisht, mendoj se ishte një moment. Ai zgjodhi fjalën e gabuar në një moment të rëndësishëm. Më vjen keq që një rumun i yni është protagonist në një skandal të tillë me konotacione të pabesueshme.

Unë madje pashë një intervistë me Hațegan (gjyqtari kryesor) për UEFA dhe fola me të dy ditë më parë. E përgëzova dhe ai u ndje krenar, ai është arbitër i jashtëzakonshëm dhe ndoshta gjyqtari më i mirë në vendin tonë. Një djalë i ri me karrierë të madhe.

Shpresoj që ky incident të mos ndikojë shumë në karrierën e tij. Për ne, fjala ‘negru’, do të thotë diçka tjetër. Ne nuk jemi popull racist dhe është për të ardhur keq për këtë ngjarje fatkeqe”, deklaroi Adrian Mutu. /abcnews.al