Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Incidentet / “U hap kabina, avioni ishte me 400 km/orë”, rrëfimet e aviatorëve shqiptarë

schedule12:04 - 10 Shkurt, 2026

schedule 12:04 - 10 Shkurt, 2026

Mes tokës, qiellit dhe asaj që vetë pilotët e quajnë “purgator”, dy ish-pilotë shqiptarë zbulojnë historitë e padëgjuara të një jete të jetuar në limit mes disiplinës së hekurt, rrezikut real dhe lirisë absolute mbi re.
Në studion e “ABC e Mëngjesit”, Agim Matraku dhe Delo Isufi sollën jo vetëm kujtime profesionale, por copëza historie nga një epokë ku fluturimi ishte njëkohësisht privilegj dhe sfidë ekstreme.
Dilo Isufi, me 26 vite në kabinën e avionëve ushtarakë, e përshkruan jetën si pilot si një kombinim mes kënaqësisë dhe rrezikut të përhershëm. Ai kujton se gjatë Luftës së Ftohtë, nata nuk ishte pushim, por kohë për qitje, fluturime stërvitore dhe operacione bombardimi.

Një nga momentet më dramatike në karrierën e tij ishte kur gjatë një fluturimi stërvitor me një student, në një shpejtësi rreth 400 km/orë, kabina u hap papritur, një situatë që mund të ishte fatale. Sot, thotë ai, qielli i mungon, por e ka zëvendësuar me librin dhe poezinë. Ndërsa vitin 1997 e kujton si një periudhë shumë të vështirë për aviacionin shqiptar.
Nga ana tjetër, Agim Matraku sjell një dimension tjetër historik. Vetëm 20 vjeç, ai u dërgua për specializim në Kinë, në një periudhë kur marrëdhëniet mes dy vendeve ishin në kulmin e tyre. Ai fluturoi me MIG-17 dhe përfitoi një trajnim intensiv, me mbi 100 orë fluturim, një volum shumë më i lartë krahasuar me standardet e kohës në Shqipëri.

Por karriera nuk ka qenë pa rreziqe. Në fillimet e tij, gjatë një uljeje, motori u fik pasi karburanti kishte përfunduar. U detyrua të bënte ulje emergjente, një incident që i la edhe sot gjurmë fizike.
Sot, të dy pilotët e shohin aviacionin si një profesion që kërkonte disiplinë absolute, por që jepte një ndjesi lirie që pak profesione në botë mund ta ofrojnë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!