Shqipëria mposht 1-2 me përmysje nga Izraeli në ndeshjen e e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Izraelitët vonuan disa herë lojën, ku disa nga lojtarët shtriheshin në fushë njëri pas tjetrit, sa kjo solli edhe acarimin e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Në një moment kur po ekzekutohej një goditje këndi, disa tifozë gjuajnë me sende të forta drejt lojtarit izraelit.
Menjëherë aty afrohet gjyqtari i takimit që merr një objekt dhe ia çon arbitrit të katërt.
Kështu që, nga raporti që do të bëhet nga delegati i UEFA-s, Shqipëria rrezikon një dënim me gjobë.
Hera e fundit ishte në ndeshjen me Poloninë, kur Kombëtarja u dënua dhe luajti ndeshjen me Andorrën pa tifozë.