Incidentet në ndeshjen ndaj Rumanisë, Vojvoda: Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari

schedule08:06 - 13 Shtator, 2023

schedule 08:06 - 13 Shtator, 2023

Mërgim Vojvoda është shfaqur shumë emocional pas humbjes së Kosovës 2-0 nga Rumania.

Mbrojtësi dardan ka thënë se nuk është dashur të rikthehen në fushë pas gjithë asaj që ndodhi në stadiumin “Arena Nacionala” në Bukuresht.

Vojvoda ndër të tjera ka thënë se tifozët rumun iu qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari.

“Se kemi pritur këtë pas barazimit me Zvicrën. Na kanë pritur pa respekt. Të ndodhë në vitin 2023, kjo është e pakuptueshme. Të na mbajnë brenda për 40 minuta është e pabesueshme.

Dhe po ashtu të na shajnë shtetin. Këta gjëra nuk bënë të ndodhin. Janë racizëm. Kemi gabuar që jemi kthyer në fushë. Nuk bën të lejojmë të na shajnë shtetin.

Pasi kemi derdhur gjak për të. Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari. Kemi luajtur gjatë me një lojtar më pak dhe kjo ka ndikuar shumë”, ka thënë Vojvoda./ h.ll/abcnews.al