Incident në termocentralin bërthamor të Ukrainës, raportohet për viktima dhe ushtarë rusë të plagosur

schedule08:31 - 19 Korrik, 2022

schedule 08:31 - 19 Korrik, 2022

Disa persona kanë humbur jetën dhe të paktën nëntë ushtarë rusë janë plagosur në një incident të pashpjegueshëm të hënën në një termocentral bërthamor në Ukrainën qendrore, tha kryebashkiaku i qytetit Enerhodar, shkruan CNN.

Kryebashkiaku Dmytro Orlov, tha se trupat ruse janë dërguar në spitalin e qytetit me lëndime të ndryshme.

Disa janë struar në spital dhe një ishte në kujdes intensiv.

“Ka edhe të vdekur, por për momentin nuk mund të japim numrin e saktë të tyre”, tha ai. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e Rusisë. Rusët pushtuan Enerhodarin dhe termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në fillim të marsit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!