Incident në takimin e deputetëve të PD-së në Shkozë

schedule13:52 - 20 Shtator, 2017

schedule 13:52 - 20 Shtator, 2017

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike lëshuan akuza ndaj kryeministrit për prishjen e ndërtimeve pa leje që preken nga projekti i unazës së madhe. Por disa nga banorët u kërkuan që të mos bëjnë politike me hallin e tyre, duke u kujtuar se projekti është miratuar që në kohën e qeverisë Berisha.
Deputetët demokratë të qarkut të Tiranës u bënë bashkë për të dalë në krah të banorëve që po u prishen shtëpitë pa leje për t’i hapur rrugë projektit të unazës së madhe.
Edhe pse projekti për rehabilitimin e Lanës dhe zgjerimi i rrugëve në dy krahët e saj që bashkohen me unazën e madhe ka nisur që në kohën e qeverisë Berisha, deputetët e Partisë Demokratike fajësuan kryeministrin Rama.
Në dijeni të faktit që projekti ka nisur që në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike dhe kur në bashki ishte Lulzim Basha, disa nga banorët u kërkuan deputetëve demokratë të mos bëjnë politikë me problemet e tyre, ç’ka solli irritimin e deputetit, Edi Paloka.
Rehabilitimi i Lanës ka nisur që në qershor të vitit 2013. Por për 4 vjet me radhë, për shkak të ndërtimeve pa leje, punimet u bllokuan. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijoi me prishjen e këtyre objekteve. Me përfundimin e këtij aksioni do të nisin edhe punimet për zgjerimin e rrugëve që janë pjesë e unazes së madhe që do të qarkojë të gjithë Tiranën për t’i lehtësuar lëvizjen e makinave dhe për t’i dhënë zgjidhje trafikut.

https://youtu.be/FmDR8Tqxc5U

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!