Incident në takimin Biden-Putin, çfarë ndodhi me gazetarët dhe forcat e sigurisë

schedule16:01 - 16 Qershor, 2021

schedule 16:01 - 16 Qershor, 2021

Takimi i Presidentit Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin filloi me disa minuta zhurmë e  shtyrje midis gazetarëve dhe forcave të sigurisë të SHBA-së dhe Rusisë.

Organizatorët e samitit të së mërkurës në Gjenevë e hapën dhomën e takimit për gazetarët, zakonisht është koha prej disa minutash gjatë së cilës gazetarët marrin pamje dhe shtrojnë pyetje para fillimit të bisedimeve, raporton AP, përcjell abcnews.al.

Megjithatë, forcat ruse dhe amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e të dyja delegacioneve fillimisht i bllokuan gazetarët, të cilët u përpoqën të hynin në dhomën e bisedimeve.

Skena më pas u shndërrua në kaos që zgjati disa minuta. Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i lënë pas. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme.

Para se të qetësohej skena, disa nga turma bërtitën se ishin duke u shtypur në përleshje. Para kamerave Biden dhe Putin u panë të buzëqeshur. g.v/abcnews.al