Incident në një minierë qymyri në Rusi, një i vdekur dhe dhjetra të bllokuar

schedule08:53 - 25 Nëntor, 2021

schedule 08:53 - 25 Nëntor, 2021

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë bllokuar pas rënies së zjarrit në një minierë në Rusi, sipas shërbimeve të urgjencës dhe autoriteteve lokale. Ndërkohë vazhdojnë ende kërkimet dhe deri më tani kanë shpëtuar më shumë se 200 persona.

285 persona ndodheshin në minierën Listvyaznaya kur shpërtheu zjarri, sipas shërbimeve të urgjencës ruse, dhe 236 kanë shpëtuar.

Guvernatori rajonal Sergei Tsivilev tha se një person kishte humbur jetën dhe 43 të tjerë u plagosën , dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!