Një incident ka ndodhur pak më parë në linjat e tensionit të energjisë elektrike në Odesa, i cili është dëmtuar në të kaluarën nga sulmet ruse.
“Situata është komplekse, shkalla e incidentit është e rëndësishme, është e pamundur të rivendoset shpejt furnizimi me energji elektrike, veçanërisht në infrastrukturën kritike”, tha kryeministri Denys Shmyhal.
The Usatovo substation in #Odesa is on fire. pic.twitter.com/pXrbWFBoll
— NEXTA (@nexta_tv) February 4, 2023
Shmyhal tha se ata po punonin për të rikthyer energjinë veçanërisht pasi Ukraina është në mes të dimri të acartë që do të thotë se ngrohja është thelbësore. Një këshill i posaçëm ka urdhëruar ndezjen e gjeneratorëve në zonë dhe një turbinë me gaz nga SHBA do të dërgohet së shpejti në qytetin jugor.
Më herët të shtunën, agjencia e lajmeve Nexta publikoi pamjet që pretendojnë se tregojnë nënstacionin e Usatovës në zjarr.
/abcnews.al