Incident në funeralin e gjeneralit iranian, raportohen 30 viktima

schedule11:31 - 7 Janar, 2020

schedule 11:31 - 7 Janar, 2020

Të paktën 30 njerëz janë vrarë në një përplasje dhe shtyrje me njeri-tjetrin ndërsa iranianët u mblodhën për varrosjen e komandantit të tyre të vrarë në një sulm nga amerikanët, raportojnë mediat iraniane.

Më shumë se 40 të tjerë u plagosën në incidentin në Kerman, sipas raportimeve. Vrasja e tij ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA dhe Iranit.

Soleimani u konsiderua gjerësisht njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Khamenei. Shtetet e Bashkuara e panë atë si një terrorist dhe një kërcënim për trupat amerikane.

 

Presidenti Trump miratoi një qëndrim të ashpër kundër Iranit pas zgjedhjeve të tij dhe Teherani u përgjigj me fushatën e tyre. Tensionet u thelluan më tej muajin e kaluar pasi SH.B.A. sulmoi një milici të mbështetur nga Irani në Irak .

“Dëshmori Qassem Soleimani ishte më i fuqishmi … edhe pse ai ka tashmë ka vdekur “, tha para turmës gjenerali i lartë i Gardës Revolucionare, Hossein Salami./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!