Përsëri është shënuar incident në Egje. Një anije tregtare me flamurin turk është përplasur me një luftanije greke në afërsi të ishullit Lesvos. Ngjarja ndodhi në orët e para të së premtes në ujërat greke.
Sipas një njoftimi të autoriteteve helene, anija turke kishte ecur me shpejtësi në drejtim të luftanijes greke dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve radiofonike duke shkelur rregullat e sigurisë.
Mësohet se patrulla greke po zhvillonte një stërvitje të quajtur “Aktiviteti në Egje” për të kontrolluar rrugëtimin e emigrantëve në këtë hapësirë detare. Sipas autoriteteve nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar si dhe mjetet lundruese nuk pësuan ndonjë dëmtim./abcnews.al