Tensionet po rriten mbi Detin Baltik, pasi një avion i marinës franceze Atlantique-2, që po kryente një mision vëzhgimi në kuadër të operacionit Baltik Sentry të NATO-s, u vu në shënjestër nga një radar rus.
Avioni u përball me një “përpjekje bllokimi” dhe përcaktim radari nga ushtria ruse.
Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, e quajti këtë veprim agresiv dhe të papranueshëm dhe theksoi se forcat franceze do të vazhdojnë të mbrojnë lirinë e lundrimit në hapësirat ndërkombëtare.
Rajoni Baltik është në gatishmëri të lartë pas disa incidentesh, përfshirë dëmtimin e kabllove nënujore të energjisë dhe komunikimit, të cilat kanë ndikuar në infrastrukturën ndërkombëtare. NATO ka forcuar praninë e saj në këtë rajon pas sabotimit të dyshuar të kabllove, për të siguruar operacionet dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të tij.
/ abcnews.al