Incident në Berat, qytetarja akuzon komisioneren: Më nxorën të pavlefshme fletën e votimit, e grisa

schedule10:27 - 25 Prill, 2021

schedule 10:27 - 25 Prill, 2021

Një incident ka ndodhur në Berat, ku një qytetare akuzon komisionerët se i kanë nxjerrë të pavlefshme fletën e votimit.

Në një prononcim për mediat qytetarja është shprehur se në momentin që ajo ka qenë duke e palosur fletën e votimit një nga anëtaret e komisionit i ka thënë se e ka treguar se për kë ka votuar ndaj ajo fletë votimi është e pavlefshme.

Ndër të tjera ajo tha se nga nervat e ka grisur fletën e votimit.

“E mora fletën e votimit për ta palosur, një zotëri më tha që ta ktheja ndryshe.  Ajo më tha mua se ja tregova kamerës, për kë votova. Por për atë zot që nuk ja tregova askujt, unë thjesht i thash se po e pyesja se si mund të paloset. Fletën e votimit e grisa nga nervat, nuk iki pa votua”, ka thënë ajo. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!