“Incident kombëtar,” gjurmë të poliomielitit gjenden në ujërat e zeza të Londrës

schedule00:42 - 23 Qershor, 2022

schedule 00:42 - 23 Qershor, 2022

Gjurmët e virusit të poliomielitit janë gjetur gjatë një inspektimi rutinë të ujërave të zeza në Londër, duke bërë që Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ta deklarojë si incident kombëtar.

Zyrtarët shëndetësorë tashmë janë të shqetësuar për përhapjen e virusit në komunitet pasi u mblodhën mostra nga Beckton Wewage Treatment Works në Londër, por kanë theksuar se rreziku për publikun është jashtëzakonisht i ulët.

Disa viruse të lidhur ngushtë me poliomielitit u gjetën në mostrat e ujërave të zeza të marra midis shkurtit dhe majit.

Ai ka vijuar të evoluojë dhe tani është klasifikuar si virus i poliomielitit që i ka shpëtuar vaksinës, i tipit 2 (VDPV2).

Zyrtarët besojnë se ka pasur një përhapje midis individëve të lidhur ngushtë në verilindje të Londrës – ndoshta anëtarë të familjes së gjerë – dhe se këta njerëz tani po e “derdhin” këtë lloj virusi të poliomielitit të tipit 2 në feçet e tyre.

Me realizimin e hetimeve urgjente, autoritetet do të përpiqen tashmë që të përcaktojnë shkallën e transmetimit në komunitet dhe të identifikojnë se ku mund të ndodhë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!