Nga Edvin Kulluri
Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për ndalimin dhe kontrollin e banesave të Arben Ahmetaj, përbën nivelin më të lartë të përmbushjes së asaj c’ka pritet nga drejtësia. Goditjen e korrupsionit në nivele të larta politike. Ahmetaj për ata që bëjnë sikur harrojnë, ka qënë disa vite nr.2 I qeverisë Rama. Jo vetëm kaq por dhe Ministër Financash, një ndër katër ministritë kryesore të një qeverie bashke me atë të Mbrojtjes, të Brendshmes dhe të Jashtmes. Ato që përbëjnë “pjesën natyrore të shtetit”, thelbin e tij. E në pritje se c’do ndodhë më një kolege tjetër të Ahmetajt po kaq të rëndësishme, që për më tepër është dhe në detyrë, mund të themi se goditja është e fortë. Niveli më I lartë që është goditur për korrupsion mbi dy dekada më parë ka qënë Fatos Nano, ish-kryeministër në vitin 1991! Por meqënëse gjykatat e asaj kohe nuk dihej pse denonin politikanë, prej luftës ndaj korrupsionit apo prej zellit politik, mund të thuhet se akuzat ndaj Ahmetajt janë në nivelin e pritshsmërive ndaj SPAK. Pritshmëri që i ka opinioni publik dhe ndërkombëtarët. Se po të ishte për drejtuesit e lartë të mazhorancës dhe opozitës, mirë do ishte që SPAK mos të ish ngritur kurrë, pavarësisht nga teatri I PS se këtë reformë e kërkuan ata vetë. Edhe fëmijët e kopshteve e dijnë që drejtësia u shkund nga SHBA dhe BE që kanë investuar mijëra orë punë, negociata, presione dhe miliona dollarë për të vendosur “rregullin e ligjit”, në një vend ku sundon “rregulli I antiligjit”! Mjafton të rishikosh videon e Fushë-Krujës për të mos patur dilema lidhur me këtë konstatim. Por meqënëse reforma në drejtësi megjithë ngërcet që ka shkaktuar, u jetëzua në mandatet e PS, lë vend për bilanc në llogaritë e Ramës.
Cështja e inceneratorëve është e rëndë. Mbase jo për shkak sasior të dëmit që i është bërë parave të taksave që paguajnë shqiptarët, por nga mënyra si është gatuar kjo corbë me shumë lugë të prishura. Nuk ka ndodhur asnjëherë në 33 vite demokraci që të paguhen miliona euro nga shteti për një shërbim që nuk është ofruar kurrë nga kompania që është shpallur fituese e procedurës. Asnjëherë! Ndaj dhe është rëndë sepse “duhen bërë mësim” ata që e ideuan, shkruan, mirtatuan dhe ekzekutuan këtë grabitje! Po, po! Grabitje! Vetëm një grup grabitësish mund të arrijën deri këtu, pasi me tenderat në Shqipëri ka ndodhur gjithcka. Janë fryrë cmime, nuk janë mbaruar punime, nuk është janë plotësuar kriteret e punimeve apo shërbimeve sipas detyrimeve kontraktore etj.. Por që të paguhen paratë e të zhduket shërbimi, nuk ka ndodhur ndonjëherë.
Por cështje e inceneratorëve nuk është vetëm cvështje inceneratorësh. Ato do hetohen e gjykohen mesa duket. Thelbi është diku tjetër, tek “steka e ngritur” e SPAK në nivel ministri e zëvendës kryeministri. E po të shohim me vëmendje, askujt nuk I ka ardhur për mbarë kjo cështje, pasi në këtë llum që është zhytur politika, biznesi klientelist e krimi, zor se gjen njerëz të gëzuar pse po godet ligji. Sepse është cështje rradhe, dhe rradha kap këdo që është në vendet e mësipërme apo mëposhtme të saj. Megjithë ngadalësimet, zvarritjet, ndërhyrjet, presionet, kompleksimet e prokurorëve apo gjyqtarëvë të përzgjedhur për të bërë “heronjtë e demokracisë”, SPAK dhe GJKKO nuk kanë rrugë tjetër përvecse të bëjnë atë që u kërkohët nga ata që I ngritën dhe ata që po I presin. Të parët janë SHBA dhe BE, të dytët janë shqiptarët e ndershëm që janë shumica dërrmuese. Kush mendon se vitet e investuara nga SHBA dhe BE do I hedhin në lumë ca spurdhjakë që kapardisen si gjela në këtë provincën tonë të vogël, gabon rëndë. Ndërkombëtarët e njohin Shqipërinë prej vitesh në mos shekujsh. Por dijnë po aq mirë se Shqipëria është një vend shumë I rëndësishëm pë rata vetë. Jëmi një ndër vendet që ndajnë lindjen me perëndimin e që pas rënies së “perdës së hekurt” duhet të qëndrojë në perëndim. E si vend I korruptuar e kriminalizuar, nuk qëndron dot në perëndim apo të jetë një vatër infeksioni e hapur. E natyrisht që fuqitë jo miqësore të SHBA dhe BE investojnë në mënyrë korruptive për të mbjellë mosbesim tek fuqia e ligjit dhe demokracia liberale, aty ku munden. E sidomos në kufijtë e përëndimit që janë bash ngjitur me ato të lindjes.
Për partnerët e Shqipërisë është e papranueshme që një vend I NATO-s të jetë një shtet I dështuar. Për shqiptarët është një mënxyrë e përditshme nga ato që I bëjnë të gdhihen me valixhe në dorë. E thënë më qartë, një pakicë e korruptuar dhe e lidhur me krimin nuk mund dhe nuk duhet të triumfojë mbi shoqerinë dhe partnerët perëndimorë që po hanë dynjanë me një grup të marrësh që arrijën deri aty sa ta trajtojnë vendin si ciflig.
Për këto asrye inceneratorët janë më shumë se ca inceneratorë të pandezur, por ndezës të një epoke të re që djeg modelin e dështuar të tranzicionit politik mbi të gjitha. Dhe në këtë shëmti shkelqen dhe personazhi tragji-komik I Alqi Bllakos, I cili e nisi karrierën përmes emrimit në kryesine e Forumit Rinor të PD, kaloi më pas në LSI dhe u burgos si deputet I PS. Por jo vetëm kaq, por shkroi dhe një manifest për social-demokracinë!!! Dhe aksioma se në kohë të turbullta, sharlatanët ngjiten në majë të shoqerisë, është dhe maja e cinizmit të historisë së inceneratorëve që djegin koka politike por jo plehra.