Inceneratori i Tiranës, Tabaku: Kontratë që merr taksat e shqiptarëve për një projekt inekzistent

schedule10:04 - 5 Prill, 2022

schedule 10:04 - 5 Prill, 2022

“Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë në dijeni të projektit të inceneratorit të Tiranës dhe nuk e lajmëroi kurrë Këshillin Bashkiak, por vijoi me vjedhjen e 330 milionë eurove.”

Kështu shprehet deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në Facebook.  Tabaku thekson se vendi ndodhet sot në një krizë të thellë ekonomike pasi kontrata është e “stisur” në mënyrë të tillë që të merren taksa të shqiptarëve për një incenerator që nuk ekziston.

JORIDA TABAKU

“Ndërsa shqiptarët mësojnë përditë e më shumë për aferën 430 mln € të incenerstorëve shumë kush pyet për Tiranën.

Nuk janë gabim! As mendojnë gabim! Pasi faktet që mund t’i ndiqni më video flasin vetë.

Erion Veliaj ka qenë në dijeni të projektit, kurrë nuk lajmëroi Këshillin Bashkiak dhe orkestroi me Grupin e Strukturuar Kriminal vjedhjen e mbi 330 mln eurove në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Shqipëria sot është në një krizë të thellë ekonomike, paguan sot e kësaj dite inflacionin sepse kontrata është stisur kështu. Një kontratë e tillë që merr nga taksat e shqiptarëve për një incenerator inekzistent flet vetë.

Ndaj SPAK duhet të veprojë për të kthyer sundimin e Ligjit!” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!