Inceneratori i Tiranës/ Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos

schedule10:56 - 3 Prill, 2024

schedule 10:56 - 3 Prill, 2024

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës.

Bllako iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.

Ali Ballko akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ai akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!